Bota

Shpërthime gjatë natës jashtë Kievit, sirena dhe të shtëna armësh

30 Mars 2022, 08:40 Nga DOSJA
Shpërthime gjatë natës jashtë Kievit, sirena dhe të

UKRAINË-Nënkryetari i bashkisë së Kievit, Mykola Povoroznyk, ka njoftuar sot se gjatë natës janë dëgjuar granatime jashtë qytetit të Kievit. Sipas Sky News Povoroznyk tha për një televizion Ukrainas se sirenat dhe zhurma e armëve mund të dëgjoheshin, por vetë kryeqyteti ukrainas nuk u granatua nga forcat ruse.

“Nata kaloi relativisht e qetë, nën tingujt e sirenave dhe tingujt e armëve nga betejat rreth qytetit, por nuk pati asnjë granatim në vetë qytetin” tha Povoroznyk. Kjo vjen pasi ushtria ruse tha se do të shkurtonte “në mënyrë drastike” operacionet pranë Kievit gjatë bisedimeve të paqes në Stamboll dje.

Mbrëmë presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy shprehu skepticizmin e tij në lidhje me premtimin e Rusisë për t’u tërhequr dhe tha se ai “nuk sheh asnjë bazë” për të besuar fjalët e shtetit që “po vazhdonte të luftonte për shkatërrimin tonë”.

 

LAJMI KRYESOR:LUFTA/ Rusia nuk tërheq forcat, sulmon disa qytete, Zelenskyy: S’jemi naivë

(d.d/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi mykola povoroznyk lufta ukraine-rusi mykola povoroznyk

Sondazh

Poll