Bota

Vrasja e aktores porno në Itali! DETAJET, autori mbante telefonin e saj, shtirej me SMS

30 Mars 2022, 07:44 Nga DOSJA
Vrasja e aktores porno në Itali! DETAJET, autori mbante telefonin e saj,

ITALI“E vrava në një lojë erotike, e godita me çekiç. Më pas nuk kuptova asgjë”, këto janë fjalët që 43-vjeçari Davide Fontana i tha prokurorëve italian, para se të dërgohej në masën e arrestit me burg për vrasjen e aktores së filmave porno Charlotte Angie.

Fontana u ndalua për akuzën e vrasjes së rëndë me dashje, shkatërrimi dhe fshehja e kufomës. Trupi i gruas i copëtuar u gjet në disa çanta në një shkëmb në Brescia pak ditë më parë, ndërkohë që krimi dyshohet se ka ndodhur që në muajin Janar.

Në profilin e tij në LinkedIn, Davide Fontana prezantohej si një bloger ushqimesh dhe udhëtimesh, ndwrsa ushtronte profesionin e njw punonjësi banke. I lindur në Milano, 43 vjeçari jetonte në Rescaldina. Mediat italiane shkruajnw se autori kishte njw ftohtësi që e lejoi të pretendonte për të paktën dy muaj se gjithçka ishte në rregull, duke përdorur telefonin e viktimës për t’u dërguar mesazhe miqve dhe familjarëve që pretendonin se ishin ajo, duke i qetësuar se ajo ishte ende gjallë.

Nw rrjetet sociale ai përcakton veten si “themelues dhe recensues, i apasionuar pas teknologjisë dhe fotografisë: ky projekt lindi me ambicien për të kombinuar të gjitha pasionet e mia, për t’i bashkuar ato dhe për të kërkuar (dhe hulumtuar) risi dhe eksperimente ushqimore”.

Fontana kishte edhe një profil në instagram dedikuar fotografisë, por kishte vetëm vajza, emra imagjinar. Ndër fotot e fundit të postuara, ishte dhe njw e datws 13 mars e kaluar, kur Carol tashmë kishte muaj qw kishte vdekur. 

Dhe në vitin 2018, në një tjetër profil në Instagram këtë herë kushtuar ushqimit dhe udhëtimit, ai kishte postuar një foto të një vajze me një shenjë të kuqe poshtë syve, një imazh simbolik i 25 Nëntorit, një ditë kushtuar luftës kundër dhunës ndaj grave. dhe komenti: “Nuk është normale që është normale”. 

Pas krimit, Fontana e vendosi trupin në një frigorifer që e kishte blerë me qëllim, duke e mbajtur aty për disa ditë. Më vonë, ai e copëtoi trupin e pajetë, dhe e hodhi në një shkemb në Bresciano, për t’u gjetur rreth dy muaj më pas. 

LEXO EDHE:

MAKABËR në Itali/ Vritet aktorja pornografike, autori mbante trupin e saj në frigorifer

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota charlotte angie davide fontana charlotte angie davide fontana

Sondazh

Poll