Bota

Kryeministri i Polonisë: Do të shkurtojmë importet ruse të naftës deri në fund të vitit

30 Mars 2022, 08:42 Nga DOSJA
Kryeministri i Polonisë: Do të shkurtojmë importet ruse të

UKRAINË- Kryeministri i Polonisë Mateusz Morawiecki ka deklaruar se Polonia do të ndërmarrë hapa për të ulur importet e naftës ruse deri në fund të këtij viti.

Sipas Sky News, Morawiecki tha në një konferencë për shtyp se Polonia ka reduktuar varësinë nga nafta ruse në javët e fundit, dhe së shpejti do të heqë dorë nga burimet ruse të energjisë dhe do të ndalojë importet e qymyrit rus. 

Ai ndau gjithashtu planet e tij për të shkurtuar importet e gazit në maj dhe ju bëri thirrje vendeve të tjera europiane që të ndjekin shembullin e Polonisë.

Në fillim të këtij muaji, SHBA, Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia vendosën gjithashtu një ndalim për importet e naftës ruse pasi trupat e Kremlinit pushtuan Ukrainën më 24 shkurt.

LAJMI KRYESOR:LUFTA/ Rusia nuk tërheq forcat, sulmon disa qytete, Zelenskyy: S’jemi naivë

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi mateusz morawiecki lufta ukraine-rusi mateusz morawiecki

Sondazh

Poll