Bota

FOTO/ Imazhet e reja satelitore tregojnë shkatërrimin e Mariupolit

30 Mars 2022, 08:07 Nga DOSJA
FOTO/ Imazhet e reja satelitore tregojnë shkatërrimin e Mariupolit

UKRAINË- Imazhe të reja satelitore nga Maxar Technologies tregojnë shkatërrimin që ka pësuar qyteti i Mariupolit nga bombardimet e forcave ruse.

Sipas CNN, imazhet janë përditësimi i ditëve të fundit dhe janë pamje që nuk kanë ardhur nga propaganda ruse. Imazhet konfirmojnë të dhënat satelitore nga NASA: dhjetëra shpërthime kanë ndodhur në Mariupol dhe përreth. 

Në imazh satelitore duken çatitë e çdo ndërtese që mungojnë ose janë të dëmtuar. Një kompleks i madh apartamentesh në Mariupolin juglindor, pranë fabrikës së hekurit dhe çelikut Azovstal, duket i shkatërruar. 

 

Kryetari i bashkisë së Mariupol vlerësoi se deri në 160,000 njerëz kanë mbetur në qytet që nga e hëna. Vetëm në verilindje të qytetit, shihen pozicione ushtarake ruse, duke përfshirë automjete të parkuara pranë shtëpive. 

LAJMI KRYESOR:LUFTA/ Rusia nuk tërheq forcat, sulmon disa qytete, Zelenskyy: S’jemi naivë

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll