Bota

Tre korridore humanitare në Mariupol, zv.kryeministrja ukrainase: Rusët të lejojnë kalimin

30 Mars 2022, 09:11 Nga DOSJA
Tre korridore humanitare në Mariupol, zv.kryeministrja ukrainase:

UKRAINË- Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk njoftoi se Ukraina dhe Rusia ranë dakord për hapjen e tre korridoreve të evakuimi të mërkurën.

Sipas CNN, Vereshchuk tha se një korridor do të shërbejë për evakuimin e banorëve të Mariupolit dhe dërgimin e ndihmave humanitare në Berdyansk, një rrugë për dërgimin e ndihmave humanitare dhe evakuimin nga Melitopol dhe një për një kolonë njerëzish me automjete personale nga Enerhodar në Zaporizhzhia.

“Kollonat e autobusëve dhe kamionëve me ndihma humanitare tashmë janë larguar nga Zaporizhzhia. Ne kërkojmë që forcat pushtuese të respektojnë angazhimet e tyre dhe të lejojnë kolona humanitare nëpër postblloqe,”-tha Vereshchuk.

Vereshchuk tha se delegacioni rus në bisedimet të martën midis ekipeve ruse dhe ukrainase në Stamboll mori propozime nga pala ukrainase për të organizuar korridore evakuimi për disa nga rajonet më të prekura nga luftimet, duke përfshirë Kharkiv, Kiev, Kherson, Chernihiv, Sumy, Zaporizhzhia. Oblastet Donetsk, Luhansk dhe Mykolaiv. 

LAJMI KRYESOR:LUFTA/ Rusia nuk tërheq forcat, sulmon disa qytete, Zelenskyy: S’jemi naivë

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota iryna vereshchuk lufta ukraine-rusi iryna vereshchuk lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll