Bota

Ekipi i tij u kap ‘mat’ nga forcat ruse, gazetari: Ishte e vështirë të dilje nga makina…

30 Mars 2022, 09:40 Nga DOSJA
Ekipi i tij u kap ‘mat’ nga forcat ruse, gazetari: Ishte e

UKRAINË- Korrespondenti i Sky news, Stuart Ramsay ka folur për herë të parë për situatën e që i ndodhi në periferi të Kievit muajin e kaluar. Sipas Sky news, Ramsay në një intervistë ka treguar se si ai së bashku me ekipin e tij u zunë në pritë nga forcat ruse.

“Një nga gjërat që është interesante është se këto incidente ndodhin shumë. Është shumë e rrallë që kamera të rrotullohet gjatë gjithë kohës. Gjëja më e vështirë ishte të provoja të dilje nga makina. Dy nga ekipi kishin dalë dhe tre prej nesh kishim mbetur,”-tha ai.

Ramsay tregoi se në atë moment nuk besonte se do mund të dilte i gjallë nga makina ku po fshihej. Ndërsa momentin kur u godit nga një plumb ai e përshkruan si një goditje me çekiç.

“Në atë moment mbaj mend që thashë e di që do të vdes tani. Unë do të vdes. Më kujtohet se pyesja veten se sa shumë do të dhemb kur të më vrasin, sepse në situata të tilla nuk arrije të mendoje se kishe ndonjë mundësi të dilje jasht i gjallë. Është si të goditet me një çekiç me xixëllonjat e fishekzjarreve mbi të. Por nuk ishte aq keq”- tha ai.

‘I thought I was going to die’.

Sky News correspondent Stuart Ramsay tells #KayBurley about the terrifying moment he and his team were ambushed in Kyiv.

Listen to the Sky News Daily podcast with Stuart Ramsay: https://t.co/0WGVEmRTfC

? Sky 501, Virgin 602, Freeview 233 pic.twitter.com/qO8UBzgUXx

— Sky News (@SkyNews) March 30, 2022

Gazetari Stuart Ramsay tashmë është kthyer në Mretërinë e Bashkuar dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. 

LAJMI KRYESOR:LUFTA/ Rusia nuk tërheq forcat, sulmon disa qytete, Zelenskyy: S’jemi naivë

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota stuart ramsay stuart ramsay

Sondazh

Poll