Bota

Rusia do zbrapset? Kryebashkiaku ukrainas: Koha do ta tregojë, s’kemi ku mbajmë kufomat

30 Mars 2022, 07:05 Nga DOSJA
Rusia do zbrapset? Kryebashkiaku ukrainas: Koha do ta tregojë, s’kemi

UKRAINË– Kryebashkiaku i Chernihiv, Vladyslav Atroshenko, thotë se premtimi i Rusisë për të lehtësuar sulmet e saj në Kiev dhe Chernihiv do të ishte një lajm i mirë nëse mund t’i besohej. Por ai i thotë Lyse Doucet-it se ishte vetëm dje kur “u bë bombardimi me artileri çnjerëzore i disa zonave të banuara të qytetit, ku u shtruan në spital rreth 35 persona, ku humbën këmbët dhe disa njerëz u vranë”.

Ai thotë se nuk e kishte menduar kurrë se do t’i duhej të kërkonte frigoriferë për të mbajtur kufomat sepse morgjet janë plot, ose të gjente marangozë për të bërë arkivole shtesë, raporton BBC.

“Shpesh rusët thonë një gjë, por në të vërtetë ndodh një gjë tjetër. Vetëm koha do të tregojë se sa e vërtetë ka këto fjalë. Ne po i trajtojmë ato fjalë me shumë kujdes për momentin,” shton ai.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Rusia nuk tërheq forcat, sulmon disa qytete, Zelenskyy: S’jemi naivë

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll