Bota

Inteligjenca britanike: Rusia ka dështuar në objektivin e saj për të rrethuar Kievin

30 Mars 2022, 07:05 Nga DOSJA
Inteligjenca britanike: Rusia ka dështuar në objektivin e saj për

MBRETËRI E BASHKUAR- Inteligjenca e Britanisë së Madhe ka bërë publike përditësimin e fundit mbi luftën në Ukrainë. Sipas Sky News, inteligjenca britanike shprehet se është pothuajse e sigurt që Rusia ka dështuar në objektivin e saj për të rrethuar Kievin për shkak të pengesave të përsëritshme dhe kundërsulmeve të suksesshme nga forcat ukrainase.

“Rusia duke thënë se do të reduktojë aktivitetin rreth Kievit, mund ta pranojë se e ka humbur luftën aty”– thuhet në njoftimin e inteligjencës.

Megjithatë, sipas inteligjencës britanike, ka të ngjarë që Rusia tani ta devijojë ofensivën nga veriu në rajonet Donetsk dhe Luhansk në lindje. Sot është dita e 35-të që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

LAJMI KRYESOR:LUFTA/ Rusia nuk tërheq forcat, sulmon disa qytete, Zelenskyy: S’jemi naivë

(j.c)/dosja.al 

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll