Politike

Kryemadhi: Numrit të Ramës i kam bërë bllok, kam refuzuar dreka që të mos përballem me të

29 Mars 2022, 20:06 Nga DOSJA
Kryemadhi: Numrit të Ramës i kam bërë bllok, kam refuzuar

TIRANË- Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar se kryeministrit Edi Rama i ka bërë bllok nga numri i celularit. E ftuar në emisionin ‘Now’ në Euronews, Kryemadhi tha se ajo ka refuzuar dreka e darta të ambasadorëve në mënyrë që të mos përballej me Ramën.

“Numrin Edi Ramës ia kam por i kam bërë bllok. Kam refuzuar edhe dreka-darka të ambasadorëve për të mos pasur një përballje me të. Sepse jemi karaktere impulsivë dhe unë i shmangem hipokrizisë. Ndërsa me socialistët e tjerë kam komunikim normal. Aq sa njoh, kam marrëdhënie normale,” tha Kryemadhi.

(I.A;k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama monika kryemadhi edi rama monika kryemadhi

Sondazh

Poll