Politike

Kërkohet arrestimi i Bllakos, Balla: Asnjë pengesë nga PS, drejtësia të veprojë!

29 Mars 2022, 12:35 Nga DOSJA
Kërkohet arrestimi i Bllakos, Balla: Asnjë pengesë nga PS,

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se procedurat për deputetin socialist Alqi Bllako do të vijojnë. Në një deklaratë për mediat, Balla tha se ka komunikuar me Bllakon, vetëm nën cilësinë e kreut të grupir parlamentar e në funskion të kryerjes së procedurave të nevojshme. 

“Në orën 18:00 mblidhet Këshilli për Mandatet, është vënë në dijeni dhe deputeti Alqi Bllako, natyrshëm procedura do të vijojë pa asnjë vonesë në funksion të asaj që unë thashë më sipër. Drejtësia të bëjë punën e saj, pa u ndikuar në asnjë moment. Kini durim deri sa të vijohet me procedurat e nevojshme. Kam komunikuar sigurisht në funksion të procedurave të nevojshme. Asnjë vonesë dhe asnjë pengesë nga PS,”- tha Balla ndër të tjera.

LAJM KRYESOR: Inceneratorët, SPAK lëshon 20 urdhër arreste, pranga ish-administratorit të Fierit (Emri)

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike alqi bllako spak per inceneratoret taulant balla alqi bllako spak per inceneratoret taulant balla

Sondazh

Poll