Politike

Inceneratorët/Alqi Bllako dorëzon mandatin: S’ka pse mblidhet Kuvendi,do provoj të vërtetën

29 Mars 2022, 19:02 Nga DOSJA
Inceneratorët/Alqi Bllako dorëzon mandatin: S’ka pse mblidhet

TIRANË– Vjen reagimi i parë i Alqi Bllakos, pasi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lëshoi një urdhër-arresti ndaj tij për çështjen e inceneratorëve. Në postimin e bërë në rrjetet sociale, Bllako ka bërë me dije se ka lëshuar mandatin e tij si deputet i Partisë Socialiste, duke shtuar se nuk ka nevojë që Kuvendi i Shqipërisë të mblidhet për t’i hequr mandatin. Kështu që shton se është gati të përballet me drejtësinë, duke shtuar se ka besim se është i pafajshëm.

“Prandaj kam vendosur që ditën e nesërme t’i paraqes Kryetares së Kuvendit dorëzimin e mandatit tim si deputet i Republikës së Shqipërisë, dhe të përballem me akuzën pa asnjë privilegj. Mezi pres t’u provoj të vërtetën dhe të drejtën e pastër miqve, dhe padyshim armiqve!,”-shkruan ndër të tjera Bllako.

POSTIMI I ALQI BLLAKOS:

Të nderuar miq! Natyrisht jam i tronditur nga kërkesa e SPAK-ut për ndalimin tim. Kam bindjen e thellë që një proces i paparagjykuar dhe i drejtë do ta provonte lehtësisht pafajësinë time; me bindjen e palëkundur se as kam shkelur kurrë ligjet e vendit e madje as kam thyer kurrë etikën e detyrës që kam ushtruar! Sidoqoftë, nuk ka arsye të angazhohet Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për këtë çështje dhe as nuk dua të përfitoj apo të më ofrohet një trajtim ndryshe nga çdo qytetar tjetër i vendit tonë.

Unë nuk kam mburojë mandatin e deputetit, por të vërtetën për pafajësinë time. Këtë do ta provoj në gjykatë dhe përpara opinionit publik. Prandaj kam vendosur që ditën e nesërme t’i paraqes Kryetares së Kuvendit dorëzimin e mandatit tim si deputet i Republikës së Shqipërisë, dhe të përballem me akuzën pa asnjë privilegj. Si një qytetar i zakonshëm, si prind dhe familjar i përgjegjshëm; dhe mbi të gjitha si një shërbëtor publik, që padyshim e kupton se çdo angazhim vjen edhe me çmimin e përbaltjes politike apo edhe me detyrimin e sqarimit të së vërtetës para drejtësisë! Ju jam thellësisht mirënjohës për mbështetjen! Mezi pres t’u provoj të vërtetën dhe të drejtën e pastër miqve, dhe padyshim armiqve!

LAJMI KRYESOR: Inceneratorët, SPAK kërkon arrestimin e Bllakos, 5 në pranga, 2 mln € pasuri në sekuestro

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike alqi bllako spak per inceneratoret alqi bllako spak per inceneratoret

Sondazh

Poll