Politike

Kërcënon Kryemadhi: Tabaku të ketë shumë kujdes kur përmend emrin e LSI-së, se po të ..

29 Mars 2022, 19:44 Nga DOSJA
Kërcënon Kryemadhi: Tabaku të ketë shumë kujdes kur

TIRANË- Kryeterja e LSI-së Monika Kryemadhi ka kërcënuar kryetaren e Komisionit të Inceneratorëve Jorida Tabaku. E ftuar në emisionin ‘Now’ në Euronews, Kryemadhi tha se Tabaku duhet të bëjë shumë kujdes kur përmend emrin e LSI-së apo të dikujt nga LSI-ja. Ajo u shpreh se Tabaku duhet të jetë shumë korrekte se ndryshe do t’i hapë procesverbalin e komisionit.

“Dua t’i bëj diçka shumë të qartë, Tabaku duhet të jetë shumë e kujdesshme kur të përmend emrin e LSI-së. Se LSI-ja e ka bërë Tabakun nënkryetare bashkie, dhe që bashke me Pëllumb Seferin emëronin të gjithë edukatorët e çerdheve dhe koptsheve në Tiranë. Të ketë kujdes kur të përmend emrin e LSI-së dhe këdo nga LSI-ja. Shqipëria siç është fshat i madh është edhe fshat i vogël, të gjithë e njohim njëri-tjetrin. Ajo duhet të jetë shumë korrekte kur përmend emrin e LSI-së në Komisionin Hetimor. Duhet të jetë shumë korrekte, se po të dojë i hap procesverbalin e komisionit. Duhet të jetë shumë korrekte, pasi LSI-ja nuk kursen asnjë që i bie në qafë,” tha Kryemadhi.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike jorida tabaku monika kryemadhi jorida tabaku monika kryemadhi

Sondazh

Poll