Politike

Paratë nga Malta, Kryemadhi: Erdhën nga Porti i Durrësit, njësoj si ato të ‘Toytota Yaris’

29 Mars 2022, 19:33 Nga DOSJA
Paratë nga Malta, Kryemadhi: Erdhën nga Porti i Durrësit,

TIRANË- Dy kompani në Maltë të lidhura me inceneratorët kanë sjellë para që janë përdorur për të blerë votat në zgjedhjet e 25 prillit në Durrës. Kështu tha kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi në një intervistë për emisionin “Now”, duke shtuar se paratë kanë ardhur po ashtu nga porti i Durrësit, njëjtë si me rastin e “Toyoya Yaris”. Po ashtu ajo shtoi se paratë janë pastruar dhe më pas janë përdorur për të blerë vota. 

PJESË NGA INTERVISTA: 

Erla Mhilli: Ju keni thënë sot që do të keni dokumenta të tjera që do t’i denonconi për çfarë bëhet fjalë?

Kryemadhi: Bëhet fjalë për dy kompani në Maltë. Njëra kompani është regjistruar në emër të Mirel Mërtirit.

Erla Mhilli: Pra kanë patur kompani off shore atje?

Kryemadhi: Dhe kompania tjetër është kompania që janë të përfshira të gjitha kompanitë shqiptare që janë të lidhura me inceneratorët. Pra një kompani off shore në Maltë e cila mbledh të gjithë skemën e të gjithë kompanive që janë të përfshira. Ndërkohë në dijeninë tonë, kompanitë e Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos përveç Zimbabves kanë disa kontrata të nënshkruara nëpëmjet lidhjeve të tyre politike në Bagdat, Irak dhe në Tunizi që përsëri janë kontrata të dyshimta që janë në funksion të pastrimit të parave.

Erla Mhilli: Dakord, po si i kanë investuar këto para në fushatë elektorale në kontot e kujt kanë xhiruar këto pra*

Kryemadhi: Nuk janë xhiruar në konto por kanë ardhur kesh në Portin e Durrësit siç erdhën ato të Belgjikës nëse e mbani mend. Por kanë ardhur nga Malta. Sigurisht që partnerët ndërkombëtarë kanë dijeni për to dhe sigurisht aty ku ka sy dhe veshë ka një regjistrim të lëvizjes së parave.

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll