Politike

Berisha nxjerr deklaratë si kryetar i PD-së: Rama mos të bllokojë arrestimin e Bllakos

29 Mars 2022, 18:21 Nga DOSJA
Berisha nxjerr deklaratë si kryetar i PD-së: Rama mos të

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar zyrtarisht në emër të Partisë Demokratike, duke marrë rolin e kryetarit edhe pse nuk ka fituar ende garën ku është zotuar që të hyjë për të rimarrë postin që la në vitin 2013. Sot, Berisha, i cili shkruan në emër të PD-së, ka reaguar në lidhje me kërkesën e SPAK për t’i hequr imunitetin deputetit socialist, Alqi Bllako. Ndërsa lëshon edhe një paralajmërim për kryeministrin Edi Rama. 

“Deklaratë e Partisë Demokratike! Sot, SPAK njoftoi se ka kërkuar heqjen e imunitetit të deputetit socialist Alqi Bllako. Partia Demokratike i kërkon Edi Rames të mos bllokojë kurrësesi kërkesën e prokurorisë për hetimin e aferës se incerenatorëve, njërës prej aferave më të mëdha të korrupsionit në Shqipëri. Partia Demokratike shton se Alqi Bllako, i zhytur kokë e këmbe në aferën e incerenatorëve, është vetëm nënfishi i Engjëll Agaçit, Arben Ahmetajt, Erion Veliajt dhe padyshim i Edvin Ramës, përgjegjesia direkte e të cilëve në kuadrin e nje grupi te strukturuar kriminal, është tashmë e qartë si drita e diellit,”-shkruan Berisha.

LAJMI KRYESOR: Inceneratorët, SPAK kërkon arrestimin e Bllakos, 5 në pranga, 2 mln € pasuri në sekuestro

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike alqi bllako alqi bllako ne spak sali berisha alqi bllako alqi bllako ne spak sali berisha

Sondazh

Poll