Politike

Garo: S’ka shkarkime nga PD-ja. Jemi pro bashkimit por me Bashën s’kemi biseduar

29 Mars 2022, 17:40 Nga DOSJA
Garo: S’ka shkarkime nga PD-ja. Jemi pro bashkimit por me Bashën

TIRANË- Drejtoresha e Komunikimit të Komisionit të Rithemelimit, Floriana Garo ka hedhur poshtë të gjithë deklarimet se nga Partia Demokratike ka pasur shkarkime. E ftuar në Report Tv, Garo u shpreh se këto janë vetëm spekulime.

“Nuk ka pasur as shkarkime, as afrime, e as largime, janë spekulime, disa personazhe që nuk kishin të bënin si pjesë e PD, janë hequr nga grupi, ka pasur veprimtari që nuk është konsultuar me mua, drejtoreshën e komunikimit”, tha Garo.

Ajo ka shtuar se ata janë pro bashkimit, por ka theksuar se me palën që mban anën e Lulzim Bashës.

“Nuk do të thoja që ka negociata, se ne kemi deklaruar që jemi pro bashkimit dhe afrimit të të gjithë demokratëve që e pranojnë votën e lirë dhe të gjithë idenë tonë të rithemelimit. Synimi ynë është të bashkohemi, e kemi shprehur qartazi, vetëm të bashkuar do krijojmë opozitën e fortë”, tha Garo.

Në lidhje me shpalljen non grata të Sali Berishës nga DASH, Garo tha se kjo temë është trajtuar nga demokratët dhe ka theksuar se shpallja non grata është pa thelb dhe pa baza.

Do të jetë një Kuvend me ndryshime statusore dhe do të marrë edhe vendime të reja. Kuvendi i 30 prillit do të vendosë për hapat e radhës. Ky problem ka qenë në fillim kur nuk dihej historia, në çdo foltore Berisha e ka trajtuar si çështje dhe demokratët kanë arritur të kuptojnë që kjo është një çështje e ngritur pa thelb, pa prova e pa baza, e për rrjedhojë, Amerika nuk do të ndërhynte në sovranitetin e vendit tonë, jemi një vend sovran që i zgjedhim me vullnet të lirë drejtuesit tanë. Kam parë një punë të jashtëzakonshme të Foltores he Komisionit të Rithemeimit dhe një përqafim të madh të demokratëve”, tha Garo.

Si një njeri që ka punuar me Bashën, por edhe Berishën, ajo renditi ndryshimet mes tyre, ku padyshim për këtë të fundit ka folur me superlativa.

“Ka komunikim, ka analizë, ka diskutim, të dëgjosh opinione të ndryshme, nuk merren vendime pa u diskutuar, të ndihesh pjesë e një ekipi është e rëndësishme, gjatë kohës së Bashës nuk jam ndjerë pjesë e një ekipi dhe vlerësimi që secili pjesëtarë i Komisionit të Rithemelimit, është i jashtëzakonshëm. Këto persona që kanë vite në PD ka qenë baza që është dashur për të ngritur këtë lëvizje, ka formulën e fitores, njerëzit e tjerë kanë ndenjur në heshtje që pastaj të kenë bashkimine tyre, do të nisim që t’ju bëjmë thirrje të gjithë dashamirëse të PD që të vijnë dhe ta bëjnë këtë gjë”, përfundoi Garo.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike floriana garo floriana garo

Sondazh

Poll