Sport

Laporta thyen heshtjen mbi Messin: “A do të kthehet? Ja si qëndron situata tani…”

29 Mars 2022, 14:34 Nga DOSJA
Laporta thyen heshtjen mbi Messin: “A do të kthehet? Ja si

SPANJË– 7 gola dhe 11 asistime në 26 paraqitje mes Ligue 1, Champions League dhe Kupës së Francës. Këto janë statistikat e Messit në këtë pjesë të sezonit të parë me fanellën e PSG. Sulmuesi argjentinas u largua nga Barcelona (me lot) pas 21 vitesh në verë, ndërsa viti i tij i parë në Francë nuk po sjell gëzim, kështu që disa media kanë spekuluar për një rikthim të mundshëm të lojtarit në Barcelonë.

Lidhur me këtë çështje, presidenti i klubit Joan Laporta, ka folur për mikrofonat e RAC 1: “Kjo do të jetë gjithmonë shtëpia e tij. Nuk ka asnjë bisedë me Leo Messin për rikthimin e tij të mundshëm te Barça. Realiteti është se ne nuk po e shqyrtojmë këtë mundësi.

Leo më i miri, por kjo lloj marrëveshje nuk është pjesë e planeve tona. Nuk kam marrë asnjë mesazh nga Messi apo agjentët e tij për mundësinë e rikthimit te Barcelona. Nga sot nuk do ta ngremë këtë çështje. Ne po ndërtojmë një ekip të ri me lojtarë me përvojë”.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport barcelona laporta messi spanje barcelona laporta messi spanje

Sondazh

Poll