Sport

Rusia, gati t’i thotë lamtumirë Europës! Federata bën veprimin e pabesueshëm ndaj FIFA-s

29 Mars 2022, 11:54 Nga DOSJA
Rusia, gati t’i thotë lamtumirë Europës! Federata bën

RUSI- Është duke u përcaktuar tabloja e plotë e ekipeve kombëtare që do të marrin pjesë në Botërorin e ardhshëm. Nuk do të jetë Rusia në Katar, për arsye që dihen tashmë. FIFA dhe UEFA kanë vendosur të pezullojnë përfaqësuesen e drejtuar nga Karpin, i cili për këtë arsye u përjashtua nga play-off-i në prag të ndeshjes kundër Polonisë.

Me pak fjalë, një goditje e rëndë, jo vetëm në nivelin kombëtar (femrat mund të mos luajnë në Europianin e verës së ardhshme), por edhe për klubet. Në fakt, klubet ruse të futbollit nuk do të mund të luajnë në Champions, Europa dhe Conference League.

Sanksionet e vendosura nga UEFA dhe FIFA, si dhe bojkotet e 11 shteteve, që refuzuan të përballen me Rusinë, mund ta shtyjnë federatën e këtij vendi që të kërkojë të lidhet me konfederatën aziatike. Pas a shumë siç bëri Izraeli, por në drejtim të kundërt, pasi la konfederatën aziatik dhe konkurron me ekipet europiane.

 

Показываем установку Карпина перед игрой с молодëжкой ⚽️

Видео с заключительного дня сборов: https://t.co/8dplQD2MVL pic.twitter.com/pZLEMUvVlA

— Сборная России (@TeamRussia) March 27, 2022

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport rusia rusia

Sondazh

Poll