Sport

Biseda dy orëshe me Guardiolan, që i dha fund karrierës së Joe Hart te City

29 Mars 2022, 14:00 Nga DOSJA
Biseda dy orëshe me Guardiolan, që i dha fund karrierës së

ANGLI – Joe Hart, portieri aktual i Celtic, kujton bisedën që motivoi largimin e tij nga Manchester City në verën e vitit 2016. Sipas portierit anglez, gjithçka u arrit pas një bisede dy orëshe që pati me Pep Guardiolan, një bisedë që shënoi fundin e karrierës së tij si lojtar i Citizen.

Hart ishte një titullar te City, ku ai kishte luajtur për 12 vjet dhe në kombëtaren angleze, por kjo nuk e ndaloi Guardiolan që t’i tregonte derën e daljes.

“Ai ishte shumë i ditur për prejardhjen time, shumë i ditur për atë që po bënim dhe se si ai donte të luante futboll. Ishte një bisedë dy-orëshe, që përfundoi me të duke më thënë: ‘Unë nuk e shoh më mundësinë duke punuar bashkë,'”– tregon Hart në podcastin In El. “I thashë ‘Nuk jam dakord me ty’, por ai tha: ‘Do të jem personi i parë që do të bëj një gabim, por ajo që shoh te ti nuk është ajo që dua nga portieri im.’ Ai tha ‘sigurisht që do t’ju jepet mundësia, por…’. Sapo të ketë por në fund, ju e dini se ka një vendim.”

Joe Hart u përjashtua nga Guardiola. Portieri u huazua në mënyrë të njëpasnjëshme te Torino dhe West Ham, përpara se të përfundonte kontratën e tij me Manchester Cityn në vitin 2018. “Unë doja të kisha një shans për t’u trajnuar nga një nga më të mirët. Por mendoj se ai kishte të drejtë, nuk mund të luaja në një ekip ashtu siç dëshironte ai në atë kohë,”– përfundoi Hart.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport futbollisti i manchester cityt ish-trajneri i manchester cityt dhe real madridit për trajnerin pep guardiola futbollisti i manchester cityt ish-trajneri i manchester cityt dhe real madridit për trajnerin pep guardiola

Sondazh

Poll