Sport

Futbollisti i Real Madrid pozon përballë Duomo-s, ndizen ëndrrat e tifozëve të Milanit

29 Mars 2022, 14:21 Nga DOSJA
Futbollisti i Real Madrid pozon përballë Duomo-s, ndizen ëndrrat

MILANO– Marco Asensio në një udhëtim në Milano. Futbollisti i Real Madrid ka përfituar nga ndalesa e kampionatit për disa ditë relaksi në kryeqytetin lombard. Një udhëtim kënaqësie nga futbollisti spanjollo-holandez, i përjetësuar nga postimet në Instagram nga ai dhe e dashura, Sandra Garal.

Të dy shfaqen të lumtur dhe të përqafuar para Katedrales, me mesazhin reciprok: “Dashuria ime”. Një postim social i paplanifikuar që natyrshëm ndezi spekulime në merkato për Milanin, bashkë me ëndrrat e tifozëve kuqezi.Autori i golit 4-1 të Real Madridit ndaj Juventusit në finalen e Champions League 2017 është në listën e kandidatëve të kualifikuar për të veshur fanellën e Milanit sezonin e ardhshëm. Kjo, pavarësisht se kontrata e tij nuk skadon menjëherë, por më 30 qershor 2023.

Kostoja e kartonit të tij do të ishte rreth 30 milionë euro, ndërsa paga peshon 5 milionë në sezon. Mbetet të shihet si do të rrjedhin ngjarjet, teksa kuqezinjtë kanë marrëdhënie të shkëlqyera me drejtuesit e Real Madrid.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport asensio milan real madrid asensio milan real madrid

Sondazh

Poll