Sport

Nga CR7 te Ibra, nga Lewa te Salah: sa shumë yje rrezikojnë të humbasin Kupën e Botës

29 Mars 2022, 12:29 Nga DOSJA
Nga CR7 te Ibra, nga Lewa te Salah: sa shumë yje rrezikojnë të

TË NDRYSHME– Nga Europa në Amerikën e Jugut, duke kaluar nëpër Afrikë. Mes mbrëmjes dhe natën e ditës tjetër, tabela e përfaqësuesesve për Kupën e Botër Katar 2022 do të marrë një pamje tjetër. Do të jenë 7 përfaqësuese që do të kërkojnë biletën për në Botëror, të cilat do t’i shtohen 20 skuadrave që zyrtarisht janë në Katar.

EUROPA
Italia do të shikojë me shumë keqardhje ndeshjen mes Portugalisë së Cristiano Ronaldos dhe Maqedonisë së Veriut, përfaqësuesja ballkanase do të tentojë të bëjë surprizën e madhe ndaj CR7 me shokë. Sfida më intriguese, megjithatë, është ndoshta ajo mes Polonisë dhe Suedisë: Njëri mes Ibrahimovic dhe Lewandowski nuk do të luajë në Kupën e Botës. Gjithçka në 90 minuta në Chorzow, me suedezin që duhet të nisë nga pankina për t’u lënë vend Kulusevskit dhe Isak. Uellsi pret fituesin e Ukrainë-Skoci që ende nuk ka një datë se kur do të luhet.

20.45 Poloni-Suedi
20.45 Portugali-Maqedonia e Veriut

AFRIKA
Do të jetë një mbrëmje me përplasje vendimtare edhe në Afrikë, formati i së cilës përfshin pesë ndeshje mbi 180 minuta që përcaktojnë pesë të kualifikuarit.

Senegali-Egjipti, sfida e dy yjeve të Liverpool si Mané dhe Salah. Takimi i dytë do të luhet në Senegal, kujtojmë që takimi i parë ka përfunduar 1-0 për Egjiptin. Nga ana tjetër, Maroku dhe Republika Demokratike e Kongos (1-1) si dhe Nigeria dhe Gana (0-0) do të duelojnë fort.

19.00 Senegal-Egjipt

19.00 Nigeri-Gana

21.30 Marok-RD Kongo

21.30 Algjeri-Kamerun

21.30 Tunizi-Mali

AMERIKA E JUGUT
Me Brazilin, Argjentinën, Ekuadorin dhe Uruguain tashmë të kualifikuar dhe matematikisht të sigurt për 4 vendet e para, në Amerikën e Jugut të gjithë sytë janë te gara mes Perusë, Kolumbisë dhe Kilit për vendin e pestë që më pas do të luajë-off.

1.30 Bolivi-Brazil

1.30 Venezuelë-Kolumbi

1.30 Ekuador-Argjentinë

1.30 Kili-Uruguaj

1.30 Peru-Paraguaj

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ibrahimovic katar kupa e botes polonia ronaldo ibrahimovic katar kupa e botes polonia ronaldo

Sondazh

Poll