Sport

Propozimi interesant i Rangnick, kërkon që arbitrat të stërviten me lojtarët

29 Mars 2022, 12:13 Nga DOSJA
Propozimi interesant i Rangnick, kërkon që arbitrat të

ANGLI– Propozim interesant nga Ralf Rangnick. Trajneri i Manchester United ka kërkuar që arbitrat të fillojnë të stërviten së bashku me klubet, në mënyrë që të krijojnë marrëdhënie më të mira me lojtarët.

Propozimi i trajnerit gjerman u prit mirë nga të gjitha klubet angleze dhe madje mund të pranohet dhe të hyjë në fuqi nga sezoni i ardhshëm: “Sjellja e gjyqtarëve të kalibrit si Anthony Taylor, Michael Oliver dhe Kevin Friend në fushat stërvitore të klubit do t’i lejonte ata të njihnin lojtarët dhe të largonin paragjykimet negative,” shpjegoi Rangnick.

Në këtë fazë të hershme detajet janë ende të panjohura, por nëse ky propozim miratohet, në të njëjtin raportim shtohet se gjyqtarët do të lejohen të përdorin ambientet në klube, madje mund të arbitrojnë ndeshjet stërvitore.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport manchester united rangnick manchester united rangnick

Sondazh

Poll