Sport

Gjyqtari rumun i FIFA-s, Ovidiu Hategan pëson një atak në zemër

29 Mars 2022, 09:16 Nga DOSJA
Gjyqtari rumun i FIFA-s, Ovidiu Hategan pëson një atak në

RUMANI – Sipas informacioneve të së përditshmes rumune gazeta “Sporturilor”, gjyqtari i FIFA-s Ovidiu Hategan ka pësuar një atak në zemër këtë fundjavë. Gjendja e tij është e qëndrueshme, por ai do të qëndrojë për disa ditë nën vëzhgim në spitalin e Timisoara. 

Aty u transferua, pasi u ankua për dhimbje gjoksi, pas stërvitjes së përditshme fizike. Arbitri ndërkombëtar rumun iu nënshtrua një operacioni urgjent përpara se mjekët t’i vendosnin një stendë.

Ovidiu Hategan është një arbitër i njohur në botën e futbollit. Ai drejtoi veçanërisht gjatë “Euro 2020” gjatë takimeve midis Polonisë dhe Sllovakisë, më pas midis Italisë dhe Uellsit në fazën e grupeve. 

Ai gjykoi edhe në ndeshjen e dytë të 1/16-tës së Europa League ndërmjet OL dhe Porto (1-1). Ose edhe gjatë ndeshjes së parë të raundit të 16-të të Champions League midis Atlético de Madrid dhe Manchester United (1-1).

Kohët e fundit, ai ishte arbitri i katërt në fitoren e Uellsit ndaj Austrisë në gjysmëfinalet e “play-off” të Kupës së Botës 2022 (2-1). Ky takim është zhvilluar të enjten e kaluar, pak ditë para sulmit në zemër.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport gjyqtari i fifa-s kualifikueset e euro 2020 ovidiu hategan përcaktimi i vendeve të 12 për finalet e euro 2020 gjyqtari i fifa-s kualifikueset e euro 2020 ovidiu hategan përcaktimi i vendeve të 12 për finalet e euro 2020

Sondazh

Poll