Sport

Franco Foda, trajneri i Austrisë, jep dorëheqjen nga detyra pas humbjes së “play-off”-it

29 Mars 2022, 05:31 Nga DOSJA
Franco Foda, trajneri i Austrisë, jep dorëheqjen nga detyra pas

AUSTRI – Trajneri i Austrisë, Franko Foda, njoftoi dorëheqjen e tij të hënën, pasi ekipi i tij u eliminua javën e kaluar nga gara për në finalet e Kupës së Botës në “Katar 2022”

55-vjeçari do të jetë për herë të fundit në krye të stolit të kombëtares austriake të marten, në një miqësore kundër Skocisë në Vjenë.

“Kam menduar shumë në ditët e fundit. Ne nuk jemi kualifikuar për finalet e Kupës së Botës dhe unë marr përgjegjësi të plotë. Kjo është arsyeja se pse puna ime në krye të ekipit kombëtar do të përfundojë pas ndeshjes kundër Skocisë,”- i tha Foda një konference shtypi në kryeqytetin austriak.

Austria humbi javën e kaluar në raundin e parë të “play-off”-it për Kupën e Botës ndaj Uellsit 1-2, kështu që u eliminua. Foda kishte marrë frenat e kombëtares austriake në vitin 2017.

Suksesi i tyre më i madh ishte kualifikimi për në “Euro 2020”, në të cilën ekipi austriak arriti fazat me eliminim direkt, ku ata humbën me Italinë pas kohës shtesë. Bilanci i ekipit austriak nën drejtimin e Fodës ishte 27 fitore, 5 barazime dhe 15 humbje në 47 ndeshje.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ‘play-off’-in e botërorit ish-trajnerit të kombëtares së brazilit për ndeshjet “play-off” për zonën e europës trajneri i austrisë ‘play-off’-in e botërorit ish-trajnerit të kombëtares së brazilit për ndeshjet “play-off” për zonën e europës trajneri i austrisë

Sondazh

Poll