Sport

Van Gaal këshillon bashkatdhetarin Ten Hag: “Mos shko te Manchester United!”

29 Mars 2022, 09:21 Nga DOSJA
Van Gaal këshillon bashkatdhetarin Ten Hag: “Mos shko te Manchester

HOLANDE – “Ky është një klub komercial, më mirë shkoni në një klub futbolli”. Louis van Gaal, trajneri holandez dhe ish-trajner i Manchester United, ka këshilluar me Erik ten Hag, trajner i Ajaxit dhe kandidat për pankinën e Manchester United. Mendimi i tij është se nuk duhet të pranojë një ofertë të mundshme nga klubi anglez.

Van Gaal e drejtoi United midis 2014 dhe 2016 dhe në sezonin e tij të fundit fitoi FA Cup përpara se të shkarkohej dhe të zëvendësohej nga José Mourinho.

Ten Hag është në listën e kandidatëve për të udhëhequr Manchester United për të zëvendësuar Ralf Rangnickun e përkohshëm, i cili mori detyrën nga Ole Gunnar Solkjaer në fund të nëntorit dhe kontrata e të cilit përfundon në fund të sezonit.

“Erik ten Hag është një trajner i madh dhe kjo gjë është e mirë për Manchester United”,– tha Van Gaal në konferencën përpara miqësores Holandë-Gjermani të martën në “Johan Cruyff Arena” në Amsterdam.

“Por Manchester United është një klub komercial, kështu që është një zgjedhje e vështirë për një trajner,” shtoi Van Gaal. “Do të ishte më mirë nëse ai do të shkonte në një klub futbolli. Ai do të vendosë vetë, por unë do ta këshilloja të zgjedhë një klub futbolli dhe jo një klub komercial”.

Ten Hag ka drejtuar Ajaxin që nga dhjetori 2017 dhe ka fituar Eredivisie dy herë (2019 dhe 2021), dy Kupa (2019 dhe 2021) dhe ka arritur në gjysmëfinale të Champions League më 2019.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport luis van gaal manchester united ka zyrtarizuar premier league të manchester united trajnerin erik ten hag luis van gaal manchester united ka zyrtarizuar premier league të manchester united trajnerin erik ten hag

Sondazh

Poll