Aktualitet

Të dridhura e humor! Sot u arrestua, VIDEO-momenti kur Myrtezanit i merrej fryma në Kuvend

29 Mars 2022, 08:59 Nga DOSJA
Të dridhura e humor! Sot u arrestua, VIDEO-momenti kur Myrtezanit i merrej

TIRANË– Arenc Myrtezani, ish-Administrator i inceneratorit ITWTF (Fier) që sot u vu në pranga me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) është shfaqur në gjendje jo të mirë në Komisionin për Inceneratorët. Ai u paraqit më 14 shkurt në Kuvend dhe teksa përshëndeti të pranishmit, tha se po i merrej fryma. Kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku kërkoi që t’i sillnin një ujë. Me zërin që i dridhej Myrtezani tha se kishte shkuar me të shpejtë në komision sapo e kishin marrë në telefon sepse nuk ishte vënë në dijeni më herët.

Më nisjen e marrjes në pyetje, Myrtezani është shprehur se ka punuar për Klodian Zoton dhe se kishte njohje me Stela Gugallin e Mirel Mërtirin. I pyetur se përse pagesat kishin nisur të jepeshin direkt në momentin që është lidhur kontrata, ai tha se nuk kishte asnjë dijeni. Si rregull, duhet të nisnin shtatë muaj pas firmosjes së kontratës. Ai tha se ai administrator i kompanisë së Zotos ishte larguar për shkak të distancës së madhe që kishte, por vetëm në fund të bisedës rezultoi se ai vijonte të ishte në të njëjtën kompani, por si drejtor e jo administrator. Pavarësisht se pyetjeve për pagat, kontratat e detajeve të tjera, Myrtezani iu shmang duke thënë se nuk ishte nuk ishte administrator në këtë kompani.

Myrtezani është shprehur se kompania për të cilën ai punonte është gënjyer për studimin e fizibilitetit të tokës ku do të ndërtohej përpunuesi dhe se kjo gjë ishte kuptuar me vonesë. Për tymin në vend, ai tha se nuk ishte Zoti që ta zhdukte. Në fund Tabaku i tha Myrtezanit se paguhej 9 milionë lekë të reja. Sapo dëgjoi këtë shifër, ai kërkoi si nga pala e demokratëve ashtu edhe nga socialistët që t’i jepnin paratë që i deklaronin, pasi ‘ia kishin vjedhur’.

Myrtezani akuzohet për veprën penale për “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

LAJM KRYESOR: Inceneratorët, SPAK lëshon 20 urdhër arreste, pranga ish-administratorit të Fierit (Emri)

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arenc myrtezani spak per inceneratoret arenc myrtezani spak per inceneratoret

Sondazh

Poll