Aktualitet

‘Sheiku çmendet, sjell naftën falas, sa do e shisnit?’/ Lapaj nxit debat, Aliaj: 130 lekë!

28 Mars 2022, 21:46 Nga DOSJA
‘Sheiku çmendet, sjell naftën falas, sa do e shisnit?’/

TIRANË– Kryetari i Shoqatës së Hidrokarbureve, Luigj Aliaj dhe avokati Adriatik Lapaj kanë debatuar lidhur me çmimin e karburanteve në Shqipëri. Të ftuar në emisionin “Open”, Luigj Aliaj tha se edhe në nafta merret falas në Shqipëri do të tregëtohej me 130 lekë/litër. Ndërsa Lapaj ka shtuar se kërkon nga qeveria që të gjejë një formulë për të mos dëmtuar as furnitorët, as biznesin e vogël e as konsumatorët.

PJESË NGA BISEDA NË STUDIO:

Lapaj: Nëse një Sheik çmendet dhe e sjell naftën pa lekë sa do e shisnit? 

Aliaj: 130 lekë për litër.

Lapaj: Pra ne 130 lekë për litër blejmë taksa dhe jo naftë. Gati gjysmë për gjysmë, ore nuk kemi gjë me biznesin. Se nafta në treg mund të shkojë me 1000 lekë të reja, si themi dot shite 200. Se ai të thotë nuk e bëj dot, merrni çelësat dhe ja… Qëllimi nuk është na e jep falas. Qëllimi është të kemi një formulë që të mos rëndohet askush. Shteti arkëton sot 370 lekë më shumë për litër. Po sikur këtë rritje ne t’i ulim çmimit shkojmë njësoj me fqinjët.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet adriatik lapaj luigj aliaj adriatik lapaj luigj aliaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Mars 2022, 20:46

Gjendet i mbytur 63-vjeçari në Dropull

GJIROKASTËR– Një person, ende i paidentifikuar është gjetur i mbytur në rezervuarin e Pepelit, pranë fshatit Dropull. Sipas Policisë së Shtetit, sont...