Sport

“BOOM BOOM SADIKU”! I harruar nga Kombëtarja, sulmuesi mesazh Rejës, dy gola në Spanjë

28 Mars 2022, 21:21 Nga DOSJA
“BOOM BOOM SADIKU”! I harruar nga Kombëtarja, sulmuesi mesazh

SPANJË– Armando Sadiku shënon dy gola në fitoren e Las Palmas përballë Leganes me shifrat 4-2, përballje për Segunda Division në Spanjë. Në minutën e 23-të të ndeshjes ai shënoi golin e barazimit 1-1 për skuadrën e tij, me një devijim të shpejtë para portës kundërshtare.

 

Ndërkohë, në minutën e 76 erdhi edhe goli i 4-2 me firmën e sulmuesit shqiptar, këtë herë duke treguar nuhatje në zonë pas një grushtimi të portierit, për të shtyrë sferën në rrjetë e siguruar këtë rezultat të rëndësishëm për skuadrën e tij që aktualisht mban vendin e 8 në tabelën e klasifikimit.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport las palmas sadiku spanje las palmas sadiku spanje

Sondazh

Poll