Sport

“Gjithmonë e njëjta pyetje, e vendos unë”! Gazetarët tërbojnë Ronaldon, ja çfarë ndodhi!

28 Mars 2022, 18:30 Nga DOSJA
“Gjithmonë e njëjta pyetje, e vendos unë”!

PORTUGALI- I rreshtuar me rivalin e tij të përjetshëm Leo Messi në eliminimin e 1/8 të Champions League, Cristiano Ronaldo dëshiron të ‘imitojë’ argjentinasin edhe për sa i përket numrit të Botëroreve të luajtura, duke e arritur me pesë aktivitete. Sulmuesi argjentinas ia doli me lehtësi të merrte një biletë për në Katar, ndërsa Ronaldo u detyrua në play-ff pas vendit të dytë në grup pas Serbisë.

Duke folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Maqedonisë së Veriut, Ronaldo u duk veçanërisht nervoz, duke u përballur me gazetarë kokëfortë që kërkuan se çfarë do të bënte me të ardhmen.”Kam filluar të dëgjoj shumë njerëz që më bëjnë të njëjtën pyetje. Vendimi për të ardhmen time varet tërësisht nga unë dhe nga askush tjetër. Nëse dua të vazhdoj të luaj, do ta bëj. Vendos unë. Pikë!”. Ronaldo ishte mjaft i sinqertë dhe aspak modest në përgjigjet e tij dhe shanset për një kualifikim të Portugalisë.

 

O capitão pediu, nós cantamos! ? No estádio, em casa ou no café: amanhã vamos todos cantar o hino! ??#VamosComTudo pic.twitter.com/YdFrJy2ZM7

— Portugal (@selecaoportugal) March 28, 2022

“Do të jetë një finale, e dimë që nëse fitojmë do shkojmë në Kupën e Botës dhe nëse humbim do të qëndrojmë në shtëpi, për këtë arsye do të duhet të jemi gati dhe ta përballojmë ndeshjen me optimizmin e nevojshëm për të fituar. Nuk e kuptoj pyetjen, por gjithmonë e konsideroj veten favorit, pavarësisht nëse luajë në shtëpi apo jashtë. Maqedonia e Veriut deri tani i ka befasuar të gjithë, por nuk do të na befasojë. Portugalia është më e fortë dhe do të shkojë në Botëror”. Përfundoi Ronaldo.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport portugalia ronaldo portugalia ronaldo

Sondazh

Poll