Politike

Zjarri në Kamëz/ Komisioni, Çupi: Të mbahet përgjegjësi. Bushka: Hetimi po zgjerohet

28 Mars 2022, 09:20 Nga DOSJA
Zjarri në Kamëz/ Komisioni, Çupi: Të mbahet

TIRANË– Në komisionin e Ligjeve u diskutua sot tragjedia që ndodhi dy ditë më parë në Komisariatin e Kamzës, ku humbi jetën nga zjarri 26-vjeçari Arben Mici. Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi kërkon që shteti të mbajë përgjegjësi si dhe kërkon që në komision të paraqitet ministri i Brendshëm Avokati i Popullit dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë që të japin informacion.

Dhurata Çupi: Unë ju kërkoj e do e bëjmë dhe me shkrim që të kemi informacionin e duhur e të vijë në komisionin e ligjeve ministri i Brendshëm Avokati i Popullit dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë të japin informacionin e duhur si organet përgjegjëse për këtë cështje. Ju kujtoj që ka pasur raporte të Avokatit të Popullit, jo më larg se një muaj një raport. Janë kërkuar marrje masash të menjëhershme, janë 10 pika rekomandime vetëm për inspektimin në komisariatin numër 5. Ndjehet duket qartë papërgjegjshmeria e institucioneve përgjegjëse ku pastaj ngjarja tragjike i vendos kapakun kësaj papërgjegjshmërie. Ju ftoj që kërkesës sonë ti bashkangjitet dhe kërkesa juaj. Humbja e jetës së një të riu është tragjike nuk mund të lëmë pa përgjegjësi këtë punë që në vijim të mos ndodhin ngjarje të reja“, tha deputetja demokrate.

Kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka u shpreh se ngjarja është shumë e rëndë. Ajo shtoi se ka nisur hetim i brendshëm.

Klotilda Bushka:  Një ngjarje vërtet e rëndë për të cilën të gjithë ndajmë të njëjtin qëndrim, shprehim ngushëllime. Unë vet në cilësinë si kryetare jam informuar që jo vetëm hetimi i brendshëm është kryer e është duke u zgjeruar dhe organet e drejtësisë janë duke vepruar në këtë drejtim. Këtij komisioni cfarë i kërkon rregullorja si mundësi do i ezaurojë me qëllim përmirësimin e situatave. Do jemi në kontakt për kërkesat që kemi lidhur me këtë çështje”.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike dhurata cupi komisioni i ligjeve 28 mars 2022 vasilika hysi zjarr ne komisariatin e policise ne kamez dhurata cupi komisioni i ligjeve 28 mars 2022 vasilika hysi zjarr ne komisariatin e policise ne kamez

Sondazh

Poll