Politike

Rindërtimi në Manzë/ Pritet me lule dhe valle, Rama: Shtëpitë janë tuajat, falas

28 Mars 2022, 09:57 Nga DOSJA
Rindërtimi në Manzë/ Pritet me lule dhe valle, Rama:

DURRËS– Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në ceremoninë e ndarjes së 230 apartamenteve për banorët e Manzës që humbën banesat nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Kreu i qeverisë u prit me valle dhe me lule. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se këto banesa do u jepen falas dhe do të jenë trashëgimi për brezin e ardhshëm. 

‘Ti gëzoni shtëpitë, janë tuajat si pronë e patundshme. Si trashëgimi për fëmijët tuaj falas. Ky është një hap i madh përpara që ne kemi hedhur së bashku. Ndihem krenar për punën dhe për besimin tuaj. Sic edhe ju e dini, sikur të mos na mjaftonte ai tërmet, sikur të mos na dilte ai kusur i pandemisë tani gjendemi në një tjetër situatë të vështirë për ta kapërcyer nga një luftë që nuk e nisëm ne. Kjo ndikon tek ne, ndikon tek vendet që janë jashtë Evropës. Lufta është nisur nga një forcë agresive e cila përfaqëson një shtet të madh që është një ndër burimet kryesore të furnizimit të mbarë botës me lëndë të para, duke filluar nga energjia, nafta gazi etj, deri tek lëndët e para apo edhe imputet për bujqësinë. Rusia bashkë me Ukrainën zënë peshën kryesore në këto furnizimi. Kjo luftë ndikon drejtpërdrejt tek gjithë zinxhiri i furnizimit të përballemi më rritjen e çmimeve”, tha Rama.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama rama në durrës edi rama rama në durrës

Sondazh

Poll