Politike

Shembja e Teatrit, Meta: Kujtim i kazmave të diktaturës, të mos ndodhë më

27 Mars 2022, 17:13 Nga DOSJA
Shembja e Teatrit, Meta: Kujtim i kazmave të diktaturës, të mos

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka kujtuar shëmbjen e Teatrit Kombëtar në në Ditën Botërore të Teatrit. Teksa poston videon e shëmbjes së godinës në Facebook, Meta shkruan se ajo është një ngjarje që nuk duhet lejuar të ndodhë më. Sipas tij, pamjet të tilla ringjallin kujtimet e hidhura të kazmave të diktaturës dhe vërtetojnë cënimin e drejtpërdrejtë të identitetit kombëtar.

Postimi i plotë:

Sot, në Ditën Botërore të Teatrit, u shpreh mirënjohjen më të thellë të gjithë artistëve jokonformistë dhe qytetarëve, të cilët me sakrifica dhe nën presione të pashembullta, edhe pse të tradhtuar, i dhanë zë me forcë kauzës së Teatrit Kombëtar dhe zgjuan ndërgjegjen shoqërore për rrezikun që kërcënon trashëgiminë kulturore kombëtare. Të jemi më të vëmendshëm dhe më të ndërgjegjshëm për të mbrojtur vlerat kulturore dhe historike, për të mos lejuar më ringjalljen e kujtimeve të hidhura të kazmave të diktaturës, sepse çdo humbje është jo vetëm e parikuperueshme por edhe një cenim i drejtpërdrejtë i identitetit tonë kombëtar, që nuk duhet lejuar të ndodhë më.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta shembja e teatrit kombëtar ilir meta shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll