Politike

Ngjarja tragjike në Kamëz, Komisioni i Rithemelimit: Vrasje shtetërore, të dorëhiqet Çuçi

27 Mars 2022, 21:15 Nga DOSJA
Ngjarja tragjike në Kamëz, Komisioni i Rithemelimit: Vrasje

TIRANË– Komisioni i Rithemelimit kërkon që institucionet në vend të mbajnë përgjegjëi dhe që Ministri i Brendshëm, Bledi Cuçi të japë dorëheqjen për ngjarjen e rëndë të ndodhur në komisariatin e policisë Nr.5 në Kamëz. Në një reagim zyrtar, Komisioni shkruan se Partia Demokratike kërkon vendosjen para përgjegjësisë të autorëve të kësaj ngjarjeje që e konsideron vrasje shtetërore. Familjarëve të Arben Micit u shpreh ngushëllimet.

Postimi i plotë:

Ngjarje tragjike qe ngjitet ne kufijte e vrasjes shtetrore ka ndodhur mbreme ne Komisariatin e Kamzes. 26 vjeçari nga Kamza, Arben Mici, vdiq tragjikisht ne dhomat e paraburgimit ne  Komisariatin nr. 5, Kamez, i djegur ose i asfiksuar nga renia e zjarrit ne kete komisariat! Ndonese Avokati i Popullit ka rekomanduar mbylljen urgjente te dhomave te izolimit ne kete komisariat pasi kushtet jane çnjerzore, askush nuk ka zbatuar rekomandimet e ketij institucioni. Te gjitha te dhenat flasin se ne kohen qe zjarri i merrte jeten te riut, policet kane qene duke pare ndeshjen Spanje-Shqiperi dhe reagimi i tyre ka qene i teper vonuar. Partia Demokratike deklaron se pergjegjesi direkte per kete vdekje tragjike nga zjarri i te riut ne dhomat e izolimit ka Ministria e Brendeshme dhe Komisariati Nr 5 i Kamzes. Ne nje vend normal nje minister mund te jape doreheqjen vetem per shkak te nje udhetimi te pajustifikuar, ndersa ne Shqiperi ministri i Brendshem nuk jep doreheqjen edhe kur humbasin jeten individe brenda institucioneve te kontrolluara prej tij. Partia Demokratike shpreh ngushellimet me te ndjera familjes se viktimes, e ndersa denon kete ngjarje te rende, kerkon vendosjen para pergjegjesise te autoreve te te kesaj vrasjeje shteterore  ne Komisariatin e Policise! Komisioni i Rithemelimit te PD.

LAJMI KRYESOR: DËSHTON arratisja! Mici dhe Idrizi i vunë flakën Komisariatit në Kamëz, 2 policë në pranga

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike komisioni i rithemelimit te pd zjarr ne komisariatin e policise ne kamez komisioni i rithemelimit te pd zjarr ne komisariatin e policise ne kamez

Sondazh

Poll