Bota

‘Unë nuk jam hero’, Zelenksy hap dyert e ‘kështjellës’ së tij për ‘The Economist’

28 Mars 2022, 14:22 Nga DOSJA
‘Unë nuk jam hero’, Zelenksy hap dyert e

UKRAINË– Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka dhënë një intervistë të rrallë nga ‘dhoma e luftës’ ku po qëndron aktualisht ndërkohë që vendi i tij prej më shumë se një muaji po përballet me agresionin rus.

Në një artikull The Economist tregon për vendqëndrimin e presidentit ku dhe ka biseduar me të rreth luftës, Putinit dhe qëndrimit të perëndimit ndaj luftës në vendin e tij. Edhe pse i veshur me ngjyra ushtarake, Zelensky thotë se planet për luftën ia ka lënë gjerneralëve të Ukrainës.

“Unë nuk jam hero. Njerëzit janë liderët”, thotë ai.

“‘Mirë se vini në kështjellë’, thotë një ndihmës i Presidencës. Mund të shohësh snajperistët në të majtë, në të djathtë, lartë dhe poshtë. Sistemin e mbrojtjes ajrore, copat e mëdha metalike, mund t’i shohësh edhe më lehtë. Kur dyert mbyllen, një ushtar merr një “vertushka”, – telefon i sigurt i Qeverisë, i kohës sovjetike dhe pret urdhra. Ne lëvizim drejt një hyrjeje anësore, pastaj shoqërohemi nëpërmes korridoreve të errëta dhe ecim shkallëve lart e poshtë dhe thellë në trupin e makinerisë ukrainase të luftës”, shkruan gazeta britanike.

Unë nuk mendoj se ai vizualizon në mendjen e tij të njëjtën Ukrainë që ne shohim. Ai e sheh Ukrainën si një pjesë të botës së tij, botëkuptimit të tij, por kjo nuk “korrespondon me atë që ka ndodhur gjatë 30 viteve të fundit.”– tha Zelensky kur u pyet për Putin.

Ai është i prerë se cili do të jetë përfundimi i luftës ku shprehu bindjen për fitore pasi Ukraina është toka e tyre dhe shtëpia e tyre.

Ne besojmë në fitore. Është e pamundur të besosh në ndonjë gjë tjetër. Ne patjetër do të fitojmë sepse kjo është shtëpia jonë, në tokën tonë, pavarësia jonë. Është vetëm çështje kohe.” -tha ai.

“Fitorja është të jesh në gjendje të shpëtosh sa më shumë jetë të jetë e mundur, sepse pa këtë asgjë nuk do të kishte kuptim… Toka jonë është e rëndësishme, po, por në fund të fundit, është vetëm territor.” Të shpëtosh të gjithë, të mbrosh të gjitha interesat duke mbrojtur njerëzit dhe të mos heqësh dorë nga territori është ndoshta një detyrë e pamundur, pranon ai. Ai nuk e di se kur dhe si do të përfundojë, por ai e di se “do të përfundojë me ne që ende qëndrojmë këtu duke mbrojtur” jetën në Ukrainë .

Ai ka folur për nevojën e Ukrainës për armë, pikëpamjet e tij për presidentin amerikan, Joe Biden dhe përkrahësit e tjerë perëndimorë dhe çka do të thotë fitorja për të.

“Partnerët tanë perëndimorë nuk zbatuan sanksione për të shkëputur Rusinë nga sistemi SWIFT, për të vendosur një embargo ndaj eksporteve të naftës dhe gazit rus. Të gjitha këto sanksione janë të paplota. Ato janë kërcënuar, por nuk janë zbatuar ende. Tani po dëgjojmë se Vendimi varet nëse Rusia do të nisë një sulm kimik ndaj nesh. Kjo nuk është qasja e duhur. Ne nuk jemi derra.”-tha Zelensky.

LAJMI KRYESOR:LUFTA/ Ukraina zmbraps ushtrinë ruse, sot raund bisedimesh. Zelenskyy: Të gatshëm për paqe

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi volodymyr zelensky lufta ukraine-rusi volodymyr zelensky

Sondazh

Poll