Bota

Ukrainë-Rusi, palët nisin bisedimet e radhës në Turqi

28 Mars 2022, 06:25 Nga DOSJA
Ukrainë-Rusi, palët nisin bisedimet e radhës në Turqi

TURQI– Raundi i radhës i bisedimeve ballë për ballë midis Ukrainës dhe Rusisë do të zhvillohet në Turqi. Gjithçka pritet të nisë sot dhe të zgjasë deri ditën e mërkurrë. Lajmi u bë me dije një ditë më parë nga negociatori ukrainas David Arakhamia.

“U vendos që raundi tjetër të mbahet në Turqi nga data 28 deri më 30 mars,”- tha ai.

Të dy vendet kanë hyrë në disa raunde bisedimesh deri më tani. Fillimisht takimet u mbajtën në Bjellorusi, por më pas u zhvilluan online. Pavarësisht bisedimeve, ata ende nuk kanë arritur një marrëveshje për një armëpushim ose një tërheqje të trupave ruse nga Ukraina. Lufta  nga ana tjetër shënon ditën e saj të 33 sot.

(F.m/dosja.al)

ZHHVILLIMET ORË PAS ORE:

Bisedimet e paqes do të vijojnë në Turqi, Peskov: Shpresoj të sjellim rezultat

Lavrov: Takimi Putin dhe Zelenskyy tani do të ishte joproduktiv

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota bisedimet ukraine-rusi lufta ukraine-rusi bisedimet ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll