Bota

Boris Nemtsov u gjurmua nga pasuesit e KGB-së, kush e urdhëroi vrasjen e rivalit të Putin?

28 Mars 2022, 09:36 Nga DOSJA
Boris Nemtsov u gjurmua nga pasuesit e KGB-së, kush e urdhëroi vrasjen

RUSI- Politikani rus i opozitës dhe ish-rivali i presidentit Putin, Boris Nemtsov sipas investigimeve dyshohet se është vrarë nga një agjent i lidhur me një seri vrasjesh të politikanëve rus. Sipas një investigimi të BBC, ai u gjurmua thuajse për një vit përpara se të vritej.

Nemtsov ishte një rival i fortë i presidentit Vladimir Putin. Vrasja e tij në vitin 2015 ishte vrasja politike e profilit më të lartë që kur Putin erdhi në pushtet. 

Sipas investigimi nga BBC, zbuloi se ai ndiqej nga pas në të paktën 13 udhëtimet e tij përpara se të ekzekutohej. Nemtsov përndiqej nga agjenti qeveritar, Valery Sukharev. Ai shërbente në atë kohë në agjencinë e shërbimit sekret, FSB (Shërbimi Federal i Rusisë), e cila njihet si pasuesja e KGB-së.

Emri i Sukharev lidhet me dy tentativa vrasje të dy politikanëve opozitarë. Në një rast, një politikan u helmua dhe për pak ndërroi jetë gjithashtu edhe në rastin e dytë politikani Alexei Navalny u helmua por edhe ai i mbijetoi këtij sulmi.

Nemtsov u bë i njohur në vitet ’90, fillimisht si zëvendëskryeministër nën presidentin Boris Yeltsin. Ai shihej gjerësisht si pasuesi i Yeltsn. Por në vend të tij, në pushtet erdhi Putini dhe Nemtsov nisi një fushatë duke ekspozuar korrupsionin në Moskë dhe duke denoncuar sulmin rus mbi Ukrainën lindore në vitin 2014.

Më 27 shkurt 2015, ai u vra shumë afër Kremlinit dhe pak ditë përpara se të drejtonte një protestë kundër luftës.  Pesë persona nga Çeçenia u arrestuan me dhe u dënuan për vrasjen e tij. Por hetimi nuk zbardhi pyetjen kryesore: kush e urdhëroi vrasjen dhe pse? Qeveria ruse gjithmonë ka mohuar çdo përfshirje në helmimin e zotit Navalny.

LAJMI KRYESOR:LUFTA/ Ukraina zmbraps ushtrinë ruse, sot raund bisedimesh. Zelenskyy: Të gatshëm për paqe

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota boris nemtsov vladimir putin boris nemtsov vladimir putin

Sondazh

Poll