Bota

Ministria bën bilancin: 565 miliardë dollarë humbje në Ukrainë nga lufta

28 Mars 2022, 12:08 Nga DOSJA
Ministria bën bilancin: 565 miliardë dollarë humbje në

UKRAINË- Lufta e Vladimir Putin deri më tani i ka kushtuar Ukrainës 564.9 miliardë dollarë. Pothuajse 8,000 km rrugë janë shkatërruar. Sipas Sky news, ministrja e Zhvillimit Ekonomik dhe Tregtisë së Ukrainës Julia Svyrydenko ka bërë të ditur kostot nga shkatërrimi i Ukrainës. Ukraina ka pasur humbje në infrastrukturë, në banesa, në buxhetin e shtetit.

Lista e kostove:

119 miliardë dollarë- humbje në infrastrukturë (pothuajse tetë mijë km rrugë të shkatërruara, dhjetëra stacione hekurudhore, aeroporte)
112 miliardë dollarë- Humbje të PBB (Prodhimi i brendshëm Bruto) në 2022
90.5 miliardë dollarë- humbje e pasurisë civile ( Kjo përfshin 10 milionë metra katrorë banesa dhe 200,000 makina)
80 miliardë dollarë- humbje e ndërmarrjeve dhe organizatave
54 miliardë dollarë- humbje e investimeve direkte në ekonominë e Ukrainës
48 miliardë dollarë- humbje e buxhetit të shtetit

LAJMI KRYESOR:LUFTA/ Ukraina zmbraps ushtrinë ruse, sot raund bisedimesh. Zelenskyy: Të gatshëm për paqe

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota julia svyrydenko lufta ukraine-rusi julia svyrydenko lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll