Art&Argëtim

FOTO/ Grushti i Will Smith kthehet në MEME në rrjet

28 Mars 2022, 11:52 Nga DOSJA
FOTO/ Grushti i Will Smith kthehet në MEME në rrjet

SHBA– Grushti i Will Smith ndaj komedianit Chris Rock është bërë viral në rrjet. Mbrëmjen e kaluar në Oscars aktori nuk e priti dhe aq mirë komentin e Rock për bashkëshorten e tij, ndaj u ngrit dhe u ngjit në skenë për ta qëlluar. E gjithë kjo ndodhi vetëm 15 minuta para se të fitonte ‘Oscars’.

Will Smith qëlloi me grusht mbrëmjen e kaluar në ‘Oscars 2022’ pasi prezantuesi Chris Rock bëri një shaka për gruan e tij, Jada Pinkett Smith. Rock komentoi modelin e flokëve të Jada Pinketet Smith, duke thënë se flokët e saj të qethura janë të denja për “G.I Jane 2” duke iu referuar filmit ku Demi Moore rruan kokën. Jada ka treguar më parë se vuan nga alopecia, e cila është dhe arsyeja pse ka prerë dhe flokët. Smith në fillim dukej se po qeshte, ndërsa gruaja e tij nuk dukej e emocionuar për shakanë. Aktori i cili fitoi dhe Oscars, u ngrit në këmbë dhe qëlloi me grusht komedianin.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

virale virale will smith godet chris rock will smith godet chris rock

Sondazh

Poll