Art&Argëtim

Nga miqësia te përplasja e tyre në Çmimet Oscars, çfarë e krisi marrëdhënien Rock-Smith

28 Mars 2022, 11:25 Nga DOSJA
Nga miqësia te përplasja e tyre në Çmimet Oscars,

SHBA- Goditja me shpullë e Chris Rock nga Will Smith në ndarje e çmimeve Oscars të këtij viti nuk ishte hera e parë që dy komedianët kanë patur përplasje ndërmjet njëri tjetrit.

Sipas Rolling Stone, raporti i tyre ka kaluar në shumë miqësor në armiqësor duke kulmuar natën e mbrëmshme ku Smith nuk ‘duroi’ shakanë e Rock mbi gruan e tij Jada Pinkett Smith.

Pasi Pinkett Smith bojkotoi ceremoninë e Oscars 2016 për mungesën e diversitetit, prezantuesi i atij viti, Rock, sugjeroi në monologun e tij të hapjes tha se aktorja nuk ishte as e ftuar në shfaqje në radhë të parë.

“Jada u çmend. Jada thotë se nuk po vjen. Duke protestuar. Jada që bojkoton çmimet Oscars është si unë të bojkotoj brekët e Rihannës. Nuk isha i ftuar! Unë nuk isha i ftuar! Burri i saj Will nuk ishte i nominuar. E kuptoj. Ti je zemëruar. Nuk është e drejtë që Will që ishte kaq i mirë, nuk u nominua. Ti ke të drejtë!”-tha Rock në monolog.

Në atë kohë, Pinkett Smith me sa duket i kaloi me sportivitet komentet e Rock-ut, duke u thënë paparacëve disa ditë më vonë se çdo gjë u bë sipas situatës.

Megjithatë Smith dhe Rock kanë njohje dhe miqësi disavjeçare pasi që të dy u shfaqën në filmin e vitit 1999 ‘Torrance Rises’ me regji të Spike Jonze. Madje Rock u shfaq në një episod të sezonit të gjashtë të The Fresh Prince of Bel-Air.

Nuk është e qartë nëse krisja mes Smiths dhe Rock-ut filloi pas monologut të Rock-ut në Oscar 2016, apo nëse ngjarje të tjera mund të kenë nxitur përballjen në Academy Awards të këtij viti. Megjithatë, Smith përmendi mbrojtjen e famshme të Richard Williams për familjen e tij në skenë kur pranoi trofeun e tij të aktorit më të mirë për ‘King Richard’.

Unë jam duke u thirrur në jetën time të dua njerëzit dhe t’i mbroj ata“. -tha Smith.

Në një postim në Instagram të postuar nga Smith pak para ceremonisë, aktori shkroi: Me @jadapinkettsmith u vesha për të zgjedhur kaosin.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz jada pinkett smith oscars 2022 will smith will smith godet chris rock jada pinkett smith oscars 2022 will smith will smith godet chris rock

Sondazh

Poll