Art&Argëtim

Nuk e duruan batutën Rock, por si reagoi çifti Pinkett-Smith ndaj shakasë mbi martesën tyre

28 Mars 2022, 10:39 Nga DOSJA
Nuk e duruan batutën Rock, por si reagoi çifti Pinkett-Smith ndaj

SHBA- Regina Hall bëri një shaka në kurriz të aktorëve hollivudian Will Smith dhe Jada Pinkett gjatë Oscars 2022 dhe çifti e trajtoi atë si ‘kampionë’.

Aktorja 51 vjeçare, përmendi çiftin ndërsa prezantonte çmimet Oscars 2022 të dielën, më 27 mars, ku ajo tha se testet e COVID-19 të anëtarëve të caktuar të audiencës kishin “humbur”. Hall thirri në skenë aktorë, duke përfshirë Bradley Cooper, Simu Liu dhe Tomothee Chalamet, dhe shpejt u bë e qartë se të vetmit njerëz që supozohej se i ‘mungonin testet’ ishin beqarët më në zë në Hollywood.

Will Smith, ti je i martuar, por je në listë. Duket se Jada e miratoi atë!“- tha Hall.

Pinkett, qeshi me këtë batutë ndërsa Smith dukej paksa i zënë ngushtë. Hall me sa duket po i referohej pranimit të Will se ai dhe gruaja e tij nuk kanë pasur gjithmonë një marrëdhënie monogame.

“Jada nuk besonte kurrë në martesën konvencionale. Jada kishte anëtarë të familjes që kishin një marrëdhënie jokonvecionale. Kështu që ajo u rrit në një mënyrë që ishte shumë ndryshe nga mënyra se si u rrita unë.”- tha aktori Ali për GQ në shtator 2021.

Reperi i “Miami” tha se martesa e dyshes ishte fillimisht monogame, por ajo ndryshoi me kalimin e kohës. Në korrik 2020, dyshja, të cilët u martuan në vitin 1997, pranuan se u ndanë për pak kohë pasi Jada pati një flirt me August Alsina.

Kjo shaka erdhi pak minuta para se prezantuesi, Chris Rock të bënte një shaka për gruan e Smith, ku ky i fundit doli në skenë dhe e goditi me shuplakë komedianin. Asnjë nuk reagoi ndërsa Smith vazhdoi të ofendonte Rock-un.

(d.a/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz jada pinkett regina hall will smith jada pinkett regina hall will smith

Sondazh

Poll