Art&Argëtim

Will Smith e qëlloi para miliona njerëzve! Komediani Chris Rock nuk e denoncon në polici

28 Mars 2022, 07:28 Nga DOSJA
Will Smith e qëlloi para miliona njerëzve! Komediani Chris Rock nuk e

SHBA– Chris Rock nuk do të kallëzojë në polici aktorin fitues të çmimit Oscars, Will Smith për grushtin që i dha në mes të miliona njerëzve. Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit konfirmon për Variety se Rock ka “refuzuar të paraqesë një raport policor” .

Në një deklaratë të plotë nga Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit thuhet: “Onetet hetuese të LAPD-së janë në dijeni të një incidenti mes dy individëve gjatë programit të Çmimeve të Akademisë. Ngjarja ka përfshirë një person që ka goditur me shuplakë një tjetër. Personi i përfshirë ka refuzuar të bëjë një kallëzim në polici. Nëse pala e përfshirë dëshiron një raport policie në një datë të mëvonshme, LAPD do të jetë në dispozicion për të përfunduar një raport hetimor.

Ndërsa prezantonte filmin më të mirë dokumentar në Oscar, Rock bëri një shaka për kokën e Pinkett Smith duke e krahasuar atë me pamjen e Demi Moore në filmin e vitit 1997 “GI Jane”. Rock tha se mezi priste të shihte Pinkett Smith, e cili vuante nga alopecia, të luante në “GI Jane 2”, gjë që bëri që Smith të ngjitej në skenë dhe të godiste Rock-un. Smith u kthye në vendin e tij dhe bërtiti: “Mbaje emrin e gruas sime nga goja jote e ndyrë!”

LEXO EDHE:

E PAPRITUR në ‘Oscar 2022’! Will Smith godet prezantuesin: Mos fol për gruan time (VIDEO)

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz oscars 2022 will smith will smith godet chris rock oscars 2022 will smith will smith godet chris rock

Sondazh

Poll