Art&Argëtim

Will godet Chris në ‘Oscars’! ‘Reagimi më i bukur’, Nicole Kidman kthehet në meme

28 Mars 2022, 07:06 Nga DOSJA
Will godet Chris në ‘Oscars’! ‘Reagimi më i

SHBA– Grushti që Will Smith i dha Chris Rock do të mbahet mend gjatë në historinë e Oscars. Nicole Kidman u kthye pa dashje në meme në rrjete sociale pasi Will Smith goditi me shuplakë Chris Rock në ndarjen e çmimeve Oscar.

‘’Nicole Kidman duhet të fitojë Oscarin për reagimin më të mirë kur Will Smith godeti me shuplakë Chris Rock”, shkroi një përdorues i rrjeteve sociale në Twitter. Pas incidentit befasues, ‘#whatjusthappened’ filloi të bëhet trend në Twitter, teksa një përdoures i rrjeteve sociale shkroi: ‘Nicole Kidman ishim të gjithë ne në atë moment’.

“Reagimi i Nicole Kidman kur Will Smith-it goditi Chris Rock është fjalë për fjalë unë duke reaguar ndaj gjithçkaje që më ka ndodhur”, shtoi një tjetër.

Will Smith qëlloi me grusht mbrëmjen e kaluar në ‘Oscars 2022’ pasi prezantuesi Chris Rock bëri një shaka për gruan e tij, Jada Pinkett Smith. Rock komentoi modelin e flokëve të Jada Pinketet Smith, duke thënë se flokët e saj të qethura janë të denja për “G.I Jane 2” duke iu referuar filmit ku Demi Moore rruan kokën. Jada ka treguar më parë se vuan nga alopecia, e cila është dhe arsyeja pse ka prerë dhe flokët. Smith në fillim dukej se po qeshte, ndërsa gruaja e tij nuk dukej e emocionuar për shakanë. Aktori i cili fitoi dhe Oscars, u ngrit në këmbë dhe qëlloi me grusht komedianin. 

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz oscars 2022 will smith will smith godet chris rock oscars 2022 will smith will smith godet chris rock

Sondazh

Poll