Art&Argëtim

Ende pa shtëpi, Arjola: Është në ndërtim, projektin e mbarova, po zgjedh ngjyrat

28 Mars 2022, 08:27 Nga DOSJA
Ende pa shtëpi, Arjola: Është në ndërtim, projektin e

TIRANË– Aktorja Arjola Demiri ka reguar se shtëpia që mori nga ‘Big Brother VIP’ është ende në ndërtim e sipër. E ftuar në Wake Up, Demiri tha se ka bërë projektin e se pun aka nisur, por kërkon kohë që të përfundojë. Tashmë, aktorja tha se po vendos për ngjyrën e kuzhinës dhe të dhomave. Për marrëdhënien me aktoren Monika Lubonja, Arjola tha se është ajo që ka qenë gjithmonë, një raport shumë i mirë.

Pjesë nga biseda:

Arjola Demiri: Ka pasur situata shumë të forta që kanë ndikuar në psiqikën time, por nuk jam gati për të folur dhe janë gjëra të cilat i kemi thënë shumë herë. Jam shumë krenare për televizionin në të cilin punoj, për dhuratën, jam shumë falenderuese.

Pyetje: Në cilën fazë je me shtëpinë e re?

Arjola Demiri: Shtëpia është në ndërtim. E kam bërë projektin, në mendje i kam të gjitha detajet. Po vendosim për ngjyrën e kuzhinës dhe të dhomave.

Pyetje: Çfarë ofertash të kanë ardhur deri tani?

Arjola Demiri: Më të shumtat janë nga Kosova. Me Kosovën kam pasur gjithmonë marrëdhënie të ngushtë, bëhet fjalë për dy emisione televizive, për serialin “Sha je be tu folën?” Besoj se këto janë mjaftueshëm në këtë moment. Jam shumë e lumtur padiskutim. Edhe me Ilirin e Monikën kam raport shumë të mirë. Dje kisha një rol me Monikën në Portokalli. Dalja ka qenë me rikuperim më të vështirë, por marrëdhënia me Monikën ka qenë ajo që ka qenë.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz arjola demiri big brother vip monika lubonja arjola demiri big brother vip monika lubonja

Sondazh

Poll