Art&Argëtim

Historia e Jada Pinkett Smith me alopecia! Shakaja e Chris Rock ‘nxiti’ grushtin nga Smith

28 Mars 2022, 07:28 Nga DOSJA
Historia e Jada Pinkett Smith me alopecia! Shakaja e Chris Rock

SHBA- Shakaja e prezantuesit të Oscar-it, Chris Rock krijoi një incident jo të këndshëm për spektatorët. Chris Rock tha me shaka se ai, ‘mezi pret për GI Jane 2’, duke tallur mungesën e flokëve të Jada Pinkett Smith që të kujton Demi Moore, në filmin e vitit 1997 GI Jane. Bashkëshorti i Pinkett Smith, aktori Will Smith doli në skenë dhe goditi Rock duke i thënë: “Mbaje emrin e gruas sime jashtë gojës tënde”.

Sipas Daily Mail, është e paqartë nëse Rock ishte në dijeni të historisë së sëndjes së Pinkett Smith përpara se të bënte shakanë.

Aktorja 50-vjeçare, aktiviste dhe prezantuese e ‘Red Table Talk’, vuan nga çrregullimi autoimun alopecia. Alopecia areata prek 2 përqind të popullsisë në mbarë botën. Edhe pse nuk shkakton dhimbje fizike, mund të jetë një sëmundje psikologjikisht shkatërruese.

Kjo sëmundje autoimune përfshin humbjen e flokëve rreth kokës, fytyrës dhe pjesëve të trupit. Mund të ndodhë në çdo kohë, pa paralajmërim. Zakonisht është e padiagnostikuar si llojet të tjera të humbjes së flokëve, si alopecia. Por me alopecia areata, sistemi imunitar është duke sulmuar folikulat e flokëve. Pinkett vendosi të rruajë kokën në korrik 2021, duke ndarë një foto në Instagram me të dhe vajzën Willow.

LEXO EDHE:

E PAPRITUR në ‘Oscar 2022’! Will Smith godet prezantuesin: Mos fol për gruan time (VIDEO)

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz jada pinkett smith will smith will smith godet chris rock jada pinkett smith will smith will smith godet chris rock

Sondazh

Poll