Aktualitet

VIDEO- Hi e errësirë, çfarë ka mbetur nga qelia e shkrumbuar në Kamëz, vdiq 26-vjeçari

28 Mars 2022, 09:39 Nga DOSJA
VIDEO- Hi e errësirë, çfarë ka mbetur nga qelia e

TIRANË– Pamjet që po shikoni vijnë nga qelia e izolimit në komisariatin numër 5 që u shkrumbua mbrëmjen e të shtunës. Në dhomën ku mbeti i vdekur 26-vjeçari Arben Mici, është gjithçka e e errët dhe me shenjat e hirit të mbetur nga zjarri. Edhe pse kanë kaluar dy ditë nga ngjarja e rëndë, dhoma nuk është pastruar ende, pasi është akoma nën survejimin e grupit hetimor që po merret me ngjarjen.

Gjithçka ndodhi rreth orës 21:00, kur Mici u lejua të dilte nga izolimi për të pirë një cigare. Me çakmakun që kishte në dorë, 26-vjeçari i akuzuar për dhunë në familje u fut në qeli, i vuri zjarrin dyshekut dhe më pas shkoi në banjo, ku dhe u gjet i pajetë. Shpresa e tij ishte që efektivët të hutoheshin nga tymi e të arratisej. Por vëmendjen policëve ua kishte marrë diçka tjetër, ndeshja Spanjë-Shqipëri.

Për rrjedhojë, Dilaver Idrizi që u prangos pasi hodhi gruan e tij nga kati i tretë i pallatit ku jetonin u dëmtua. Efektivi që ndërhyri Hajredin Boja u plagps gjithashti.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore vuri në pranga dy inspektor policie, Fatmir Isufin e Hajredin Bojën që mbeti i plagosur. Gjithashtu ka nisur procedimi penal për dy inspektorët e tjerë, Lutfi Muça e Mark Marashi si dhe komisarin Ylli Çollaku. Të gjithë dyshohet të kenë shpërdoruar detyrën duke mos marrë masa në parandalimin e ngjarjeve të tilla dhe mosdhënie ndihme.  

LAJM KRYESOR:Zjarri, efektivët njoftuan kur flakët dolën jashtë kontrolli! Micin s’e pranonte psikiatria

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arben mici dilaver idrizi hajredin boja zjarr ne komisariatin e policise ne kamez arben mici dilaver idrizi hajredin boja zjarr ne komisariatin e policise ne kamez

Sondazh

Poll