Aktualitet

Alfred Balla zgjidhet kryetar i ri i KLP-së, zëvendëson Gent Ibrahimin

28 Mars 2022, 09:59 Nga DOSJA
Alfred Balla zgjidhet kryetar i ri i KLP-së, zëvendëson Gent

TIRANË– Alfred Balla është zgjedhur Kryetari i ri i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Mbledhja për zgjedhjen e kryetarit të ri pas largimit të Gent Ibrahimit u zhvillua këtë të hënë. Përveç anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i pranishëm ishte edhe Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela si dhe përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë e Programi OPDAT.

Vetë Balla tha se kishte karakteristikat e nevojshme për tu zgjedhur, ndonëse ishte kandidati i vetëm. “Mendoj se kam disa karakteristika që plotesojnë kriteret për këtë post”, u shpreh Balla.

Më herët ai ka mbajtur postin e nën-kryetarit në KLP. Ibrahimi u largua pas tre vitesh për shkak të përfundimit të mandatit.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet alfred balla gent ibrahimi keshilli i larte i prokurorise alfred balla gent ibrahimi keshilli i larte i prokurorise

Sondazh

Poll