Aktualitet

E PAPRITUR në ‘Oscars 2022’! Will Smith godet prezantuesin: Mos fol për gruan time (VIDEO)

28 Mars 2022, 05:30 Nga DOSJA
E PAPRITUR në ‘Oscars 2022’! Will Smith godet prezantuesin: Mos

SHBA– Fitorja e çmimit Oscar e aktorit Will Smith do të mbahet mend gjatë për shkak të incidentit që ndodhi. Ish-Princi Fresh i Bel-Air fitoi çmimin gjatë ndarjes së çmimeve Oscar të 94-të për performancën e tij si Richard Williams, babai i superyjeve të tenisit Venus dhe Serena Williams, në filmin biografik King Richard, i cili është gjithashtu i nominuar për filmin më të mirë. Fitorja do të mbetet në hije nga një moment që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Pasi prezantuesi, Chris Rock bëri një shaka për gruan e Smith, Jada Pinkett Smith,Will doli në skenë dhe e goditi me shuplakë komedianin. Asnjë nuk reagoi ndërsa Smith vazhdoi të mallkonte Rock-un.

Arsyeja për këtë ishte shakaja e Chris Rock për modelin e flokëve të Jada Pinketet Smithh, gruas së Will Smith. Ai tha se flokët e rruara të Jada-s janë të denja për “G.I Jane 2” duke iu referuar filmit ku Demi Moore rruan kokën. Jada ka treguar se vuan nga alopecia, e cila është dhe arsyeja pse ka prerë dhe flokët. Smith në fillim dukej se po qeshte, ndërsa gruaja e tij nuk dukej e emocionuar për shakanë.

Smith i tha Rokut “mbaje larg emrin e gruas sime nga goja jote e ndyrë!”

Rock ishte prezantuesi i ndarjes së çmimeve Oscar në vitin 2016, ku bëri një shaka për bojkotin e çmimeve Oscar nga Jada Pinkett-Smith, duke thënë në thelb se ajo nuk ishte e ftuar gjithsesi.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore oscars 2022 will smith oscars 2022 will smith

Sondazh

Poll