Aktualitet

S’ka më kamion! Shqiptarët shkojnë në Angli me avion privat, kapen nga autoritetet

28 Mars 2022, 09:13 Nga DOSJA
S’ka më kamion! Shqiptarët shkojnë në Angli me avion

BRITANI E MADHE- Disa shqiptarë kanë tentuar të futen në Angli me avion privat. Tentativa e tyre dështoi pasi u kapën nga autoritetet vendase.

Piloti Richard Styles u shpall i pafajshëm nga gjykata në Northampton, Mbretërinë e Bashkuar, pasi u ndalua në një pistë fluturimi me disa emigrantë të paligjshëm (shqiptarë). Northantslive raporton se piloti kishte në avionin e tij privat disa emigrantë të paligjshëm të cilët i kishte marrë në Belgjikë. Në avion ai kishte tre burra dhe një grua shqiptare, të gjithë të moshës nga 21 deri në 64-vjeç. Shqptarët janë ndaluar nën autoritetin e imigracionit.

Styles u ndalua gjatë operacionit të drejtuar nga Agjencia Kombëtare e Krimit. 52-vjeçari u arrestua në aeroportin Deenethorpe pranë Corby në Northamptonshire.

(a.b)/dosja.al

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet britani kapen shqiptaret ne britani shqiptaret me avion drejt britanise britani kapen shqiptaret ne britani shqiptaret me avion drejt britanise

Sondazh

Poll