Aktualitet

VIDEO- Merr frymë selia blu! Godina zhvishet nga fortifikimi, zyra e Bashës totalisht bosh

28 Mars 2022, 08:59 Nga DOSJA
VIDEO- Merr frymë selia blu! Godina zhvishet nga fortifikimi, zyra e

TIRANË– Partia Demokratike po i kthehet normalitetit! Tashmë deputetët mund të futen nga dera kryesore e selisë blu dhe jo nga ajo e pasmja, siç ka ndodhur për muaj me radhë pas nisjes së konfliktit mes të dorëhequrit Lulzim Basha e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Dosja.al ju sjell pamje nga selia blu që shihet se tashmë është totalisht e ‘zhveshur’ nga logot e adezivët që bllokonin çdo dritare. Ndërsa zyra e Bashës është totalisht e boshatisur.


Heqja e dyerve të blinduara u përfundua një ditë më parë. Ato ishin vendosur nga Basha vetëm pak ditë para protestës së dhunshme të 8 janarit. Brenda saj pas vendimit të Gjykatës së Tiranës është rikthyer Komisioni i Rithemelimit.

Dosja.al raportoi një ditë më parë se Basha po përgatitet që të marrë një zyrë të re, tek ‘Torre Drin’, shumë pranë selisë blu. Aty ai mendohet se do të zhvillojë takimet me demokratët, pas largimit si kryetar i PD. Dorëheqja e Bashës erdhi pasi të gjithë deputetët i dolën kundër pas humbjes së thellë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore lulzim basha partia demokratike sali berisha lulzim basha partia demokratike sali berisha

Sondazh

Poll