Aktualitet

EMRAT + FOTOT/ Shqiptari vret me thikë biznesmenin italian, sherri nisi për pronën

28 Mars 2022, 07:11 Nga DOSJA
EMRAT + FOTOT/ Shqiptari vret me thikë biznesmenin italian, sherri nisi

ITALI– Tommaso Dini 50-vjeç, agjent imobilar dhe biznesmen mjaft i njohur në Firenze është vrarë me thikë gjatë natës së kaluar. La Nazione shkruan se autor i ngjarjes së rëndë mësohet të jetë një shqiptar, 48 vjeç, Ilir Leba, i cili është vënë në prangat e policisë. Një natë më parë, Leba ka darkuar me gruan e tij dhe pasi e ka shoqëruar në shtëpi bashkë me foshnjen disa muajshe, ka dalë.

Në restorantin në Piazza Piave, pak hapa larg shtëpisë së tij, ai takoi Dinin, me të cilin muaj më parë kishin biseduar në fakt për shitjen e një prone. Për këtë arsye ka nisur dhe sherri, por biseda mes tyre s’është zbuluar ende. Fillimisht janë përleshur fizikisht e më pas sherri mes tyre ka agravuar dhe shqiptari ka nxjerrë thikë e ka qëlluar biznesmenin italian.

Ata që kanë qenë dëshmitarë të skenës së dhunshme kanë thirrur menjëherë ndihmë dhe 50-vjeçari u dërgua në spital. Por, plaga që kishte në gjoks, bëri që të ndërronte jetë në sallën e operacionit. Ndërsa shqiptari u përpoq të largohej, por karabinierët e arrestuan vetëm pak minuta pas krimit të rëndë. Thika me të cilën vrau biznesmenin nuk është gjetur ende.

Ishte një sulm instinktiv apo një pritë e planifikuar? 

Hetimet kryhen nga Karabinierët e Kompanisë Scandiçi me Njësinë Hetimore të Firences . Goditja me thikë ndodhi jo shumë larg agjencisë imobilare të 50-vjeçarit.  Karabinierët, të koordinuar nga prokurorja Carmine Pirozzoli kanë marrë në pyetje disa dëshmitarë në kazermën Scandiçi. Janë duke u ekzaminuar edhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonën e Piazza Piave. Në të kaluarën duket se ka pasur mosmarrëveshje mes agresorit dhe viktimës për një pronë e kjo dyshohet të ketë qenë dhe nisja e sherrit mes tyre.

Ilir Leba është një murator, gjithashtu banues në Scandicci si viktima. Ai është ortak në një kompani ndërtimi së bashku me vëllain e tij. Shqiptari jeton prej shumë vitesh në Itali dhe ka precedentë penalë. Tommaso Dini la pas gruan dhe dy vajzat.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Sherri për 1 pronë! Darkoi me gruan dhe e çoi në shtëpi, si e vrau shqiptari biznesmenin

FOTO + EMRI/ Zbulohet shqiptari që vrau biznesmenin italian, muratori ‘kyç gojën’

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ilir leba shqiptari vret biznesmenin italian tommaso dini ilir leba shqiptari vret biznesmenin italian tommaso dini

Sondazh

Poll