Aktualitet

Ambasadori i Republikës Islamike i paraqet Letrat Kredenciale Presidentit Meta

28 Mars 2022, 10:16 Nga DOSJA
Ambasadori i Republikës Islamike i paraqet Letrat Kredenciale Presidentit

TIRANË-Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot Ambasadorin e Republikës Islamike të Pakistanit në Shqipëri (rezident në Romë), Sh.T.Z. Jauhar Saleem, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Presidenti Meta i uroi Ambasadorit Saleem suksese në misionin e tij diplomatik në Shqipëri dhe nënvizoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve miqësore dypalëshe në fushat me interes reciprok. Gjithashtu folën për bashkëpunimin ekonomik e tregtar dhe fushën e teknologjisë së informacionit, përmes përmirësimit e plotësimit të kuadrit ligjor mes dy vendeve. “Bashkëpunimi në kuadër të NATO-s dhe të OKB-së, për paqen e qëndrueshme, sigurinë dhe stabilitetin në botë, mbetet një fushë e rëndësishme, me dobi për të dy vendet tona”, tha Presidenti Meta.

(d.d/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ilir meta jauhar saleem letra kredenciale nato okb ilir meta jauhar saleem letra kredenciale nato okb

Sondazh

Poll